Aktualitet

Reshjet intensive/ Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet një nga korsitë

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.

19 Nëntor 2025, 14:19 Nga E. D
Reshjet intensive/ Sërish rrëshqitje dherash në aksin
pamje nga vendngjarja

Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.

Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Ndërkohë pritet që firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit./Dosja.al

në aksin qukës-qafë plloçë

Sondazh

Poll