Aktualitet

"Nuk do e vrisja po të mos më spërkaste me spraj"/ Ky është shqiptari që dhunoi për vdekje shoferin grek, 29-vjeçari i arrestuar 3 herë më parë për... (FOTO)

29-vjeçari është akuzuar tashmë për vrasje të paqëllimshme, kurse në dëshmi ai ka pranuar dinamikën e ngjarjes dhe autorësinë, por pa qëllim vrasjen e 58-vjeçarit.

19 Nëntor 2025, 16:18 Nga E. D
"Nuk do e vrisja po të mos më spërkaste me spraj"/ Ky
29-vjeçari shqiptar

GREQI- Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga krimi, ku tregojnë 29-vjeçarin shqiptar, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.

"Nuk do e vrisja po të mos më spërkaste me spraj"/ Ky

29-vjeçari është akuzuar tashmë për vrasje të paqëllimshme, kurse në dëshmi ai ka pranuar dinamikën e ngjarjes dhe autorësinë, por pa qëllim vrasjen e 58-vjeçarit. Pas ndjekjes penale, i akuzuari çohet para një hetuesi të rregullt, nga ku pritet të kërkojë një afat për të përgatitur mbrojtjen e tij. Ndërsa, një dëshmitar që pa skenën e krimit i rrëfeu policisë dinamikën dhe rrethanat.

Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, deklaroi se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte pasur autor. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës.

Duhet theksuar se 29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por siç theksuan burime kompetente të prokurorisë, këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit./Dosja.al

29-vjeçari shqiptar

Sondazh

Poll