Aktualitet

Vjedhje dhe trafikim i qenieve njerëzore/ PAMJET e megaoperacionit të EUROPOL në Shqipëri dhe Evropë! Sekuestrohen qindra makina të vjedhura dhe arrestohen mbi 100 persona

Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime.

19 Nëntor 2025, 15:20 Nga M.L
Vjedhje dhe trafikim i qenieve njerëzore/ PAMJET e megaoperacionit të
Foto ilustruese

TIRANA- EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë. Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve. Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime.

Vjedhje dhe trafikim i qenieve njerëzore/ PAMJET e megaoperacionit të

Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX. Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të rrepta, ku u zbuluan në total 231 makina të vjedhura gjatë 11 ditëve aksion. Aksioni i përbashkët operativ është kryer nga 20 tetori, deri më 31 tetor 2025.

“Ky veprim specifik është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.

Nga pala greke, u kryen kontrolle intensive të automjeteve dhe individëve si në kufijtë e jashtëm të vendit ashtu edhe brenda tij, konkretisht në Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki, Seres, si dhe në pikat e kalimit kufitar (Mertzani, Kristallopigi, Kakavia) me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura, të falsifikuara.

Vjedhje dhe trafikim i qenieve njerëzore/ PAMJET e megaoperacionit të

Gjatë aksionit operativ në Evropë, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara, ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete, u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara, u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë./ Dosja.al

europol

Sondazh

Poll