Aktualitet

Prezantohej si gazetar i Piranjave dhe mashtronte qytetarët/ Del FOTOJA e 36-vjeçarit që i mori 8 mijë euro një personi

Sipas policisë, Glarurtin Kaçi i ka marrë 8 mijë euro një qytetari, të cilit i ishte paraqitur si gazetar dhe e kishte kërcënuar se do të publikonte një video të sajuar, nëse nuk i jepte paratë.

19 Nëntor 2025, 15:20 Nga E. D
Prezantohej si gazetar i Piranjave dhe mashtronte qytetarët/ Del FOTOJA e
Glarurtin Kaçi

TIRANË- Personi që shihni në foto është 36-vjeçari, Glarurtin Kaçi, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim. Ai prezantohej si gazetar i emisionit investigativ Piranja me qëllim përfitimin e parave nga persona të ndryshëm. Sipas policisë, Glarurtin Kaçi i ka marrë 8 mijë euro një qytetari, të cilit i ishte paraqitur si gazetar dhe e kishte kërcënuar se do të publikonte një video të sajuar, nëse nuk i jepte paratë.

Rasti është kallëzuar nga shtetasi L. B., i cili ka deklaruar se Kaçi e ka kontaktuar duke e bindur se materiali “komprometues” do të transmetohej në media, nëse ai nuk paguante shifrën e kërkuar. Pas denoncimit, policia ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili tashmë ndodhet i ndaluar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi denoncuesi L. B. deklaroi se ky shtetas, duke u prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

glarurtin kaçi

Sondazh

Poll