Aktualitet

Të ardhura nga droga/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 17 pasuri me vlerë 3.5 mln €, pronari në kërkim nga Italia

Pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali.

19 Nëntor 2025, 13:45 Nga E. D
Të ardhura nga droga/ Prokuroria e Vlorës sekuestron 17 pasuri me
Prokuroria e Vlorës

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 3.5 mln euro. Pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili rezulton në kërkim nga Italia, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda në Itali. Në kuadër të hetimeve  për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, janë sekuestruar në total 17 pasuri.

Njoftimi i plotë 

Prokuroria e Vlorës ka sekeustruar pasuri me vlerë 3.5 mln euro. Pasuritë janë në pronësi të 55-vjeçarit. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 3.5 milionë euro.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, u sekuestruan në total 17 pasuri.

Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për  pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuria e llojit “Pemëtore” me sip. 1000m2, në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;

Pasuria e llojit “Pemëtore”, me sip. 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;

Pasuria e llojit “Truall” me sip 249.5m2;

Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip.126.6m2 në zotërim të shtetasit A.L.;

Pasuria e llojit ‘Apartament’ me sip. 143.7m2; në zotërim të shtetasit A.L.;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ 51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip.51.61 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 49.64m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Garazh’ me sip. 202m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 51.61m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’;

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip 42.45m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’; dhe

Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sip. 220 m2 në pronësi të subjektit ‘Rei Royal’./Dosja.al

prokuroria e vlorës agron lamaj

Sondazh

Poll