Politike

Berisha-gazetarëve: Urdhri për të qëlluar është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë

Kryedemokrati tha se Agron Malaj ka qenë komandant i grupit të zjarrit dhe se nuk e ka njohur kurrë. 

19 Nëntor 2025, 11:28 Nga E.d
Berisha-gazetarëve: Urdhri për të qëlluar është
Sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se se nuk është dhënë asnjë urdhër për të qëlluar me armë zjarri, gjatë protestës së 21 janarit. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se urdhri për të qëlluar është vetëm në mendjen e atyre që trillojnë. Kryedemokrati tha se Agron Malaj ka qenë komandant i grupit të zjarrit dhe se nuk e ka njohur kurrë. 

Pyetje: Në dijeni tuaj, cili është roli i gardistit Agron Malaj që më pas u shpërblye nga qeveria me poste.

Sali Berisha: Pavarësisht nga teoritë konspirative unë nuk kam dijeni se ai të ketë bërë një vepër të qëllimshme. Unë di të ketë deklaruar në prokurori se, nuk ka pasur urdhër të qëllojë dhe mesa di unë, nuk e kam njohur kurrë, ai ka qenë komandant i grupit të zjarrit. Se çfarë quajnë ata grup zjarri nuk e kam të qartë shumë, por ai ka qenë komandant i tyre dhe thotë që nuk ka patur urdhër.

Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.

Sali Berisha: Më mirë së kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij.

Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.

Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj...

Pyetje: Ka një audio, keni një koment.

Sali Berisha:Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë./Dosja.al

sali berisha 21 janari agron malaj

Sondazh

Poll