Politike

"Rrezik më të ulët për varfëri"/ Rama në Kuvend: Sipas FMN Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi.

19 Nëntor 2025, 11:12 Nga E.d
"Rrezik më të ulët për varfëri"/ Rama në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se sipas FMN, Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi.

Ai tha se Shqipëria është më pranë mesatares së BE dhe se sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme, janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. Në fund, lideri i qeverisë tha se këto janë burime të padyshimta për pavarësinë e plotë të qeverisë së Shqipërisë. 

"U ngacmova nga deputeti që më rri përballë, po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjitha grupkapitujt. Ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Po të mos e mendonin këtë nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave. Në këtë vend punët janë ndarë, përsa kohë vazhdoni të bëni këtu prokurorinë popullore, do vazhdoni të jeni aty ku jeni edhe më të tkurrur. Sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. Shqipëria është më pranë mesatares së BE. Këtë e thotë Eurostat. Lidhur me ndryshimet me peshën e ushqimit që ishte afro 50 për qind si peshë e buxhetit, sot është nën 40 për qind.

Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. Sipas FMN, tha se Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta për pavarësinë e plotë të qeverisë së Shqipërisë. 450 milionë euroshi i inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që më mungon shumë dhe e kujtoj shpesh, 7×7 42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë fashikuj të çështjeve të hetuara prej shumë vitesh. Gënjeshtrat tuaja janë me dhjetëra herë mbi realitetin,” tha Rama. /Dosja.al

edi rama kuvend raporte

Sondazh

Poll