Politike

"Basha erdhi në zyrën time..."/ Berisha: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar! 

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka shkuar në zyrët e tij dhe i ka kërkuar të largohet nga aty, pasi xhamat ishin thyer me plumba tek dhe kishin shkuar deri tek dritarja ngjitur me tavolinën e tij.

19 Nëntor 2025, 11:22 Nga E.d
"Basha erdhi në zyrën time..."/ Berisha: Asnjë
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk është dhënë asnjë urdhër për të qëlluar gjatë protestës së 21 janarit. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Lulzim Basha ka shkuar në zyrët e tij dhe i ka kërkuar të largohet nga aty, pasi xhamat ishin thyer me plumba tek dhe kishin shkuar deri tek dritarja ngjitur me tavolinën e tij.

Berisha tha se gjatë atij momenti ka qënduruar në zyrë, deri në përfundim të situatës. 

"Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër. Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë.

Unë isha në detyrë. Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund. Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori. Të gjitha të tjerat janë mashtrime," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 21 janari pd

Sondazh

Poll