Politike

"Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH"/ Rama: Dyfishohet fondi për mbrojtjen shoqërore

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sa më shumë do thuhet që qeveria nuk rrit pensionet, aq më shumë pensionstët do binden që nuk ka alternativë tjetër përvec PS.

19 Nëntor 2025, 11:19 Nga E.d
"Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sa më shumë do thuhet që qeveria nuk rrit pensionet, aq më shumë pensionstët do binden që nuk ka alternativë tjetër përvec PS.

Rama tha se është dyfishuar fondi për mbrojtjen shoqërore. Në fund, ai tha se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi.

“Natyrisht që sot, pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë, jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbeten kashtë e koqe si para dy netësh. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetim për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të së njëjtës natyrë, siç ka gjetur në Shqipëri, përveçse në Luskemburg, Maltë, Qipro, Holandë. Duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE dhe thjesht duhet të ulim kokë, të korrigjojmë çfarë duhet të korrigjojmë. Edhe kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt.

Ky buxhet është buxhet historik për PS, sepse për herë të parë adreson përmes një angazhimi financiar afartmesëm prej 1.7 miliardë eurosh, rritjen për mbështetjen e pensionistëve. Sa më shumë do thuhet që ne nuk rrisim pensionet, aq më shumë pensionstët do binden që nuk ka alternativë tjetër përvec PS. Vijojmë me mbrojtjen shoqërore. Mbrojtja shoqërore arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, rritje 11.6 miliardë më shumë. Varfëria ulet, papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe këtij mandati. Jemi sot në një tjetër vit, me tjetër buxhet, por mbetemi të palëvizshshëm, se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi. Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, në mbështetje të biznesit të vogël”, tha Rama./Dosja.al

edi rama qeveria biznes

Sondazh

Poll