"Basha erdhi në zyrën time..."/ Berisha: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar!
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk është dhënë asnjë urdhër për t&...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sipas Eurostat Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot 450 mln euro të inceneratorëve nuk ekzistojnë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sipas Eurostat Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
Ai tha se Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt. Lideri i qeverisë u shpreh se sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024.
"Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që po më rri përballë, tregon që ligji nuk e ka afektuar, dhe po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave, dhe meqë pyetej çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, po të them që ata mendojnë së si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë. Po të mos e mendonin, nuk do t’i hapnin kapitujt. Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar që në këtë vend punët janë ndarë, dhe për sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty dhe gjithmonë më të tkurrur. Tani natyrisht nuk jemi për të diktuar për ju, por meqë më ngacmoi ,dhe prandaj nuk vij që mos të ngacmohem.
Dua ta nis pikërisht me varfërinë dhe me të ardhurat. Sepse pikërisht këtu tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja përse jemi në mandatin 4. Dua ta nis duke cituar Eurostat ‘Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt’, këtë e thotë eurostat. Lidhur me ndryshimin e peshës së ushqimit në buhet që ishte afro 15% kur ne morën detyrën dhe sot është nën 40%. Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024. Po e mbyll me fondin monetar ndërkombëtar, i cili jo më larg se pak ditë më parë tha se Shqipëria është një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë më politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta. Ndërkohë që dëgjova këtu që në Shqipëri paska një taksë korrupsion dhe me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi, është thjeshtë aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por e kujtoj përmes jush. 7x 7=42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkund në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej shumë vitesh. As 45 nuk duken asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja, janë me dhjetëra herë mbi realitetin”, tha Rama./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk është dhënë asnjë urdhër për t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në protestën e 21 janarit nuk është që...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVS...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në SPAK Altin Dumani po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. G...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se sipas FMN, Shqipëria është ndër ekonomitë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka organizuar protestën e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm, gjatë seancës ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës lidhur me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar arsyen pse nuk paraqitet në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend...
Kuvendi TIRANË- Kryeministri i vendi, Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kuvend. Sapo ai ka dalë në foltore, deputetët opozita...