Politike

21 Janari/ Berisha del nga SPAK: Rama për epshet e pushtetit organizoi protestë të dhunshme

Pas daljes së tij nga SPAK, Berisha u shpreh se është pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.

19 Nëntor 2025, 11:09 Nga E.d
21 Janari/ Berisha del nga SPAK: Rama për epshet e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka organizuar protestën e dhunshme të 21 Janarit, e cila ka ndodhur në vitin 2011. Pas daljes së tij nga SPAK, Berisha u shpreh se është pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar.

Lideri opozitar tha se kjo mosthirrja flet më shumë se çdo gjë tjetër, pasi sipas tij Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Berisha tha para gazetarëve se autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA-së ka deklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. 

"Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj. Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama 21 janari

Sondazh

Poll