Politike

Bardhi: Po i falin 2 miliardë euro bizneseve të afërta të Ramës, mashtrim publik me pensionet

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se qëllimi i vërtetë i qeverisë është t’u falë 2 miliardë euro detyrime bizneseve pranë kryeministrit, ndërsa rritjen e pensioneve dhe pagave e cilësoi si një “mashtrim publik”.

19 Nëntor 2025, 11:03 Nga I.A
Bardhi: Po i falin 2 miliardë euro bizneseve të afërta të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës lidhur me projektbuxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se qëllimi i vërtetë i qeverisë është t’u falë 2 miliardë euro detyrime bizneseve pranë kryeministrit, ndërsa rritjen e pensioneve dhe pagave e cilësoi si një “mashtrim publik”.

Në vijim të fjalës së tij, Bardhi argumentoi se opozita ka votuar kundër programit të punimeve, pasi, sipas tij, mazhoranca nuk dëshiron një diskutim real për buxhetin. Ai theksoi se qëllimi i vetëm i paketës fiskale dhe buxhetit, për të cilat deputetëve iu lanë vetëm 24 orë kohë për shqyrtim, është “t’u falin bizneseve në oborrin e Edi Ramës 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar”.

"Tani, për të kaluar tek programi dhe kalendari i punimeve. Po zoti kryetar, ne kemi votuar kundër në konferencën e kryetarëve, sepse ju nuk doni të flitet as për buxhetin, sepse dhe referimi që u bë këtu është një mashtrim publik për pensionistët shqiptarë. Sikundër propaganda juaj për rritje pagash është një mashtrim, sepse qëllimi i vetëm i këtij buxheti dhe paketës fiskale, të cilët ju i keni lënë deputetëve vetëm 24 orë kohë për të diskutuar, është që ju t'i falni ë bizneseve në oborrin e Edi Ramës 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar. Prandaj nuk doni të diskutohet paketa fiskale, nuk doni që shqiptarët të mësojnë se cili është qëllimi i vërtetë i buxhetit dhe paketës fiskale që shoqëron buxhetin, sepse ndërsa 50 njerëzve, miliarderë në vend, i falni 2 miliardë euro detyrime, pensionistëve po bëni se ku po i rrisni pensionin, duke i dhënë muaj për muaj 100 mijë lekëshin që është dhënë gjithmonë si bonus në fundviti.

Prandaj dhe në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar të veçantë për shqyrtimin e paketës fiskale, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, qeveria solli projektbuxhetin pa ligjet financiare që e shoqërojnë atë, siç e detyron Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit. Dhe dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, vetëm të premten e javës së shkuar, qeveria solli tetë projektligje si pjesë e projektligjeve që shoqërojnë buxhetin e shtetit. Dhe ju menjëherë, pa kaluar as 24 orë, të hënën i shqyrtuat dhe i miratuat ë tetë ligjet e paketës fiskale, në dy orë diskutime, pa dëgjuar asnjë institucion, pa dëgjuar asnjë prej grupeve të interesit, pa zhvilluar asnjë seancë dëgjimore, i shqyrtuat dhe i miratuat të hënën dhe menjëherë i futët në seancë. Nuk është bërë akoma një javë nga momenti ku paketa fiskale," tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll