Politike

Kullë-hotel brenda QSUT! Spahia shpërthen me drejtuesit e Shëndetësisë: Heshtje totale për aferat! Nuk pranojnë interpelancë e mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Sapahiu u shpreh se përfaqësuesit e mazhorancës në komision nuk janë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

18 Nëntor 2025, 18:14 Nga E.d
Kullë-hotel brenda QSUT! Spahia shpërthen me drejtuesit e
Bardh Spahia

TIRANË- Deputeti i PD, Bardh Spahia ka pasur debate me drejtuesit e Shëndetësisë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Sapahiu u shpreh se përfaqësuesit e mazhorancës në komision nuk janë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Sipas tij, ata janë në shërbim të aferave korruptive që përfshijnë qeverinë. Deputeti opozitar, Spahia tha se ata nuk japin llogari për mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. 

"Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh. Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta. Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë." tha Bardh Spahia./Dosja.al

bardh spahia qsut komision

Sondazh

Poll