Aktualitet

“Bosët i keni me Smart”, Artan Hoxha tregon pse nuk ‘pi ujë’ sekuestrimi i makinave të blinduara, çfarë pa gazetari

10 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Bosët i keni me Smart”, Artan Hoxha tregon pse nuk ‘pi

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se krimi i organizuar nuk luftohet me postoblloqe në rrugë, referuar aksionit të nisur së fundmi për ndalimin e makinave të blinduara. I ftuar në studion e Abc News, Hoxha shtoi se bosët e mëdhenj nuk lëvizin me makina të blinduara apo të shtrenjta, por me “Smart”. Sipas gazetarit, ata që lëvizin me automjete të blinduara kanë hasmëri dhe i përdorin makinat për t’u ruajtur.

Bosët e vërtetë në Shqipëri nuk lëvizin me makina të blinduara. Ata e dinë. Lëreni policinë të bëjë detyrën. Por policia e di mire që bosët  e mëdhenj nuk lëvizin me makinat të blinduara. Me makina të blinduara lëvizin ata që janë në hasmëri dhe që kanë sinjale që do goditen. E dini çfarë ka bërë Dashamir Gjoka? I bënë atentat, ishte me mjet të blinduar me familjen, mjeti i blinduar e mbrojti nga sulmi dhe me mjetin e blinduar hyri në Drejtorinë e Policisë, kërkoi mbrojtje. Blindi të shpëton nga goditja e parë. Unë mbrëmë pashë një limuzinë në mes të bllokut që mund ta kenë marrë për ditëlindje. Çfarë do bëjnë tani do bllokojnë çdo makinë të shtrenjtë. Kjo është gjasme, jo ajo që presim. Ndërkohë bosët e vërtetë i keni me smart. Lufta me krimin nuk është luftë dhune, por inteligjente. Ti nuk mund ta luftosh krimin e organizuar me postblloqe që del në rrugë,”– tha Hoxha.

Sot plot një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Disa ditë më parë OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjokadhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullaut dhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Sot OFL-ja i ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit, bëhet fjalë për “Kumbarin e Shkodrës” Bardhok Pllanajn dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren artan hoxha ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren artan hoxha ofl ne terren

Sondazh

Poll