Aktualitet

Drejtori i Burimeve Njerëzore në Polici në Vetting, deklaron apartament, garazh dhe makinë, Komisioni: S’ka fshehur pasuri

10 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
Drejtori i Burimeve Njerëzore në Polici në Vetting, deklaron

TIRANË– Drejtori i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Nikoll Rica ka zhvilluar seancën dëgjimore në kuadër të Vettingut në Polici. Sipas hetimeve të bëra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Rica ka deklaruar si pasuri të tij një apartement në Tiranë, të cilin e ka blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë. Burim për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar shitjen e një tjerër banese në zonën e Ali Demit dhe kursime të tjera familjare. 

Gjithashtu Rica deklaroi si pasuri tijën edhe një garazh 95 metra katrorë, të cilin e kishte blerë 10 mijë euro e një makinë me vlerë 5 mijë e 500 euro.

Sipas KJV, Rica kishte deklaruar në formular edhe një sipërfaqe toke në periferi të Tiranës, që e kishte shitur më pas. Rica u shpreh para KJV-së se toka ishte blerë nga kunata e tij dhe se ishte regjistruar në emrin e tij për vetëm një muaj.

Për të gjitha pasuritë e deklarata nga drejtori i Burimeve Njerëzore, Komisioni u shpreh se subjekti në Vetting kishte bërë një deklarim të saktë.

Pas dy ditësh në “sitën” e Vettingut do të kalojë edhe Fatos Balla, specialist në Sektorin e Hetimit në SHÇBA. Të dy efektivët e Policisë do të vlerësohen nga Ana Kapaj, Marjeta Gjelaj dhe Ela Kerka.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Ndërsa javën e kaluar “sitën” e Vettingut e kaloi kryepolici Ardi Veliu. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra. Në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos balla nikoll rica tirane vettingu ne polici fatos balla nikoll rica tirane vettingu ne polici

Sondazh

Poll