Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor, Kryeministri Rama do të presë Komisioneren Marta Kos
Edi Rama TIRANË- Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samin, i cili do të mb...
Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi se çdo reformë do të ishte e pavlefshme nëse mungon vullneti politik për të zbatuar ligjin.
Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh.
Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi se çdo reformë do të ishte e pavlefshme nëse mungon vullneti politik për të zbatuar ligjin.
Mbledhja u hap nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i cili propozoi që puna të niste nga probleme që nuk kanë ngarkesë politike, siç është ligji për financimin e partive. “Të bëjmë një reformë reale, konsensuale, të plotë siç kemi bërë në vitin 2020, 2012 e të tjerë”, tha Gjiknuri, duke renditur si prioritete depolitizimin e administratës zgjedhore dhe barazinë në fushatë.
Sipas Gjiknurit, përfshirja e ekspertëve të ODIHR-it do të shërbente për të çliruar palët nga ngarkesa politike. “Nuk është një proces që secili të vijë me listën e dëshirave të tij, por të ketë një standard dhe shtrat të propozimeve që vijnë nga ekspertët e organizatave”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, solli në vëmendje precedentin e vitit 2020, duke akuzuar socialistët për “prerje në besë” përmes ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. “E gjitha u përmbys me një ndryshim të njëanshëm… që sot është i imponuar dhunshëm dhe është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë pluralizmin politik në parlament”, tha Bylykbashi.
Për demokratët, problemi nuk qëndron te nenet e ligjit, por te zbatueshmëria e tyre. “Ne mund të shtojmë nene pafund, por për sa kohë del kryeministri dhe thotë nuk e zbatoj, ligji është kinezëri, çdo reformë zgjedhore nuk ka efekt”, theksoi Bylykbashi, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e problematikave.
Komisioni u ngrit pas negociatave PS-PD, duke përfshirë edhe partitë e vogla me më shumë se dy deputetë. Megjithatë, Agron Shehaj, drejtues i partisë opozitare ‘Mundësia’, refuzoi pjesëmarrjen, duke akuzuar dy partitë e mëdha për pakte politike në dëm të partive të reja.
Punimet e komisionit nisin në një klimë të tensionuar, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi një mandat të katërt me 83 mandate. Opozita dhe raporti përfundimtar i ODIHR evidentuan probleme serioze në këtë proces, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin mbi administratën dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në blerjen e votave./BIRN
Edi Rama TIRANË- Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samin, i cili do të mb...
Foto ilustruese Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeveris...
Johann Wadephul Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë p&...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj ...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të anëtarsohet në BE, pasi i sjell&nbs...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Marta Kos po shkruan historinë me Shqipërinë. Gjat&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku ka nxjerrë përditësimet e fundit në l...
Foto ilustruese TIRANA- Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD, sot u zhvillua mbledhja e Komis...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se zgjerimi nuk është vetëm politik por është d...
Edi Rama BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se për Shqipërinë rrugëtimi për në BE, nuk ka q...