Politike

Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor, Kryeministri Rama do të presë Komisioneren Marta Kos 

Në këtë samit Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

18 Nëntor 2025, 17:32 Nga E.d
Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor,
Edi Rama

TIRANË- Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samin, i cili do të mbahet në Tiranë. Kryeqyteti do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”. Në këtë samit Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nis në në orën 09:30. Pas 30 minutash nga nisja e samitit,  kryeministri Edi Rama bashkë me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse dhe më pas do të fillojnë me punimet e samitit.

Agjenda e samitit

Ora: 09:30–12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30-Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00–Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan

Fjalët Hapëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 -Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos./Dosja.al

edi rama marta kos tiranë

Sondazh

Poll