Politike

“BE nuk i mbajti premtimet, por ky është bekim"/ Forumi i Zgjerimit në Bruksel! Rama: Procesi është ringjallur, Shqipëria është gati kur të vijë momenti

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se për Shqipërinë integrimi në BE ka qenë i stigmatizuar me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.

18 Nëntor 2025, 16:14 Nga E.d
“BE nuk i mbajti premtimet, por ky është bekim"/ Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se për Shqipërinë rrugëtimi për në BE, nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se për Shqipërinë integrimi në BE ka qenë i stigmatizuar me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.

Në fund, lideri i qeverisë Rama tha se Shqipëria është gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim e saj në BE.

“Këto muaj, komisionerja Marta Kos i ka mbushur me lëvizje dhe me rezultate të prekshme. Deri vonë besoja se Brukseli ishte varrosur përfundimisht dhe nuk kishte më shans të ringjallej, tani procesi ka gjeneruar debat kaq konstruktiv dhe oksigjen të pastër në politikën europiane sa nuk mbaj mend kur ka ndodhur herën e fundit. Për Shqipërinë ky rrugëtim nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Ka qenë një udhë e gjatë, shpesh e stigmatizuar dhe me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.

BE nuk i mbajti premtimet e saj, por për ne kjo u shndërrua në një lloj bekimi. Vazhduam reformat sepse i bënim për vendin tonë dhe jo për Brukselin. Sot BE mbetet burimi ynë i hapur i njohurive dhe ne po punojmë çdo ditë që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim,” tha kryeministri Rama./Dosja.al

edi rama be shqipëria

Sondazh

Poll