Politike

Rama në Bruksel: BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, të njëjtin rezultat do ketë dhe me Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj.

18 Nëntor 2025, 16:42 Nga E.d
Rama në Bruksel: BE ka përfituar sa herë ka ftuar
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, dhe se të njëjtin rezultat do ketë dhe me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj.

"Zgjerimi funksionin. Sa herë që BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Nuk ka asnjë arsye të vetëm të besojmë se gjërat do të jenë kundër tashmë. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët. Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj", tha Rama./Dosja.al

edi rama be shqipëri

Sondazh

Poll