18 Nëntor 2025, 16:29
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku ka nxjerrë përditësimet e fundit në lidhje me situatën e cila ka përfshirë vendin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku tha se reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore.
Zv/kryeministrja tha se grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike. Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Në lidhje me këtë Balluku tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime.
RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE
Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme. Grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për abonentët. SITUATA NË AKSET RRUGORE, Zona Veriore dhe Verilindore
Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime.
Aksi Laç – Ura e Drojës
Për shkak të daljes së përroit nga shtrati është përmbytur një segment i rrugës. Po vijon puna për largimin e ujit nga karrexhata dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Aksi Ersekë – Leskovik – 3 Urat
• Ka pasur rënie inertesh në trupin e rrugës.
• Janë marrë menjëherë masat për pastrimin e karrexhatës.
• Kompanitë e mirëmbajtjes janë të pranishme në terren me mjete dhe personel për garantimin e lëvizjes së sigurt.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Situata në Rrjetin e Shpërndarjes
• OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës.
• Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm.
• Krahasuar me orët e para të situatës, furnizimi me energji elektrike në rang vendi është përmirësuar në rreth 70%.
• Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.
• Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte.
Rrjeti i Transmetimit
• Nuk raportohen avari apo defekte.
• Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
Situata në kaskadën e Drinit
• Pasditen e sotme pritet aktivizimi i një fronti të dytë reshjesh me intensitet të lartë në të gjithë basenin e lumit Drin.
• Parashikohet rënie reshjesh deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës.
• Në disa stacione reshjet mund të jenë edhe më intensive.
• Situata mbetet nën kontroll, dhe të gjitha grupet operative janë në gatishmëri të plotë.
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi.
• Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale.
• Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit.
• Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.
SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN E TIRANËS
Portet Detare
• Porti i Durrësit: Situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Tragetet janë akostuar sipas orarit dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht.
• Porti i Sarandës: Nuk janë raportuar problematika. Lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar normalisht.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
• Situata paraqitet e qetë dhe pa asnjë raportim për probleme apo ndërprerje të operimeve.
Të gjitha strukturat e agjencive te MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës. Vijon monitorimi intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim./Dosja.al
belinda balluku rresje intensive qarqe
583322637 1288028893365108 3759925242105362720 n
582973989 1288028963365101 9149679460784325980 n
585424105 1288028966698434 2449809708488311430 n
Politike
18 Nëntor 2025, 16:20
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD, sot u zhvillua mbledhja e Komis...
Politike
18 Nëntor 2025, 16:18
E.d
Edi Rama
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se zgjerimi nuk është vetëm politik por është d...
Politike
18 Nëntor 2025, 16:14
E.d
Edi Rama
BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se për Shqipërinë rrugëtimi për në BE, nuk ka q...
Politike
18 Nëntor 2025, 13:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka refuzuar fillimisht të h...
Politike
18 Nëntor 2025, 13:24
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se hetimin për çështen e 21 ...
Politike
18 Nëntor 2025, 13:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Lideri i opozitës foli edhe për rritjen e çmimit të biletave ...
Politike
18 Nëntor 2025, 13:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e djeshme nuk kishin thirrur protestë, por ‘...
Politike
18 Nëntor 2025, 13:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për aferën e tunelit të Llogarasë tha se vetë K...
Politike
18 Nëntor 2025, 12:49
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me motin e keq që ka “mbërthyer” vendin. D...
Politike
18 Nëntor 2025, 11:31
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut është ndërprerë nga drejtuesja Jorida Ta...