Politike

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Jo çdo gjë që mund të kërkojë opozita mund të hidhet në Kodin e ri, adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR...

Gjiknuri theksoi se komisioni është ngritur me dakordësi të plotë mes forcave politike dhe se çdo subjekt ka vendin e garantuar në të, pavarësisht nëse ka paraqitur apo jo anëtarët.

18 Nëntor 2025, 16:20 Nga M.L
“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Jo çdo gjë që mund të
Foto ilustruese

TIRANA- Nën drejtimin e bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD, sot u zhvillua mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, me konstituimin e tij si pikën kryesore të rendit të ditës. Gjiknuri theksoi se komisioni është ngritur me dakordësi të plotë mes forcave politike dhe se çdo subjekt ka vendin e garantuar në të, pavarësisht nëse ka paraqitur apo jo anëtarët.

“Pavarësisht se dhe ndonjë parti nuk ka sjellë anëtarët e tyre në këtë komision, vendi i tyre është i garantuar, por gjithashtu ky komision mundëson që çdo anëtar i parlamentit i zgjedhur nga një forcë që edhe mund të mos jetë e përfaqësuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka të drejtë të marrë pjesë në zhvillimet e saj, ka të drejtë të marrë fjalën njësoj si anëtarët e tjerë, ka të drejtë të propozojë projektligje, propozime të tjera që lidhen me punën e këtij komisioni, njësoj sikur të ishte anëtar me të drejta të plot të këtij komisioni”, theksoi Gjiknuri.

Ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR: Detyra që na ka vënë Kuvendi është që ky komision në radhë të parë duhet të udhëhiqet nga parimi, adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për sa i përket zgjedhjeve.

Komisioni u ngrit me votat e PS dhe PD dhe do të përfshijë 7 anëtarë nga PS, 5 nga PD dhe nga një anëtar nga PSD, Partia Republikane, Partia e Lirisë dhe Partia Mundësia. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të marrin pjesë në debat pa të drejtë vote. 

damian gjiknuri oerd bylykbashi

Sondazh

Poll