Sport

Beckham prenoton Neymarin, arrin akordin me një video spektakolare

10 Shkurt 2020, 16:27 Nga DOSJA
Beckham prenoton Neymarin, arrin akordin me një video spektakolare

David Beckham ka pasur një karrierë shumë të suksesshme si futbollit, por dhe në aventurat e tij pas futbollit. Brandi i tij është një ndër më të pëlqyerit në Angli dhe jo vetëm, si dhe ish-mesfushori është një ndër modelët më të kërkuar, për sete fotografike dhe për reklama.

Edhe pse pati një shkëputje nga futbollit, Beckham nuk mund të qëndronte larg dhe u rikthye, duke u bërë president i klubit amerikan, Inter Miami. Synimi i tij është të mbledhë në ekip sa më shumë yje europianë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e tij të mira thuajse me të gjithë lojtarët më të mëdhenj në botë.

Kështu ka ndodhur dhe me Neymar Jr, në një bashkëbisedim që dy futbollistët kanë bërë për kanalin Otro në YouTube, i cili ndiqet nga më shumë se 1.5 milion njerëz. Në këtë bashkëbisedim, pati dhe një “akord” paraprak.

Beckham i thotë Neymarit që i duhet firma e tij, që pas 10 vitesh të bëhet lojtar i Inter Miami. Ylli brazilian pranon, i jep dorën presidentit të klubit amerikan dhe i thotë: “Akordi u arrit!”

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beckham neymar video beckham neymar video

Sondazh

Poll