Sport

Telashe për lojtarin e Manchester City-t, tradhtoi bashkëshorten për modelen, tani pret një fëmijë me të (FOTO)

10 Shkurt 2020, 14:53 Nga DOSJA
Telashe për lojtarin e Manchester City-t, tradhtoi bashkëshorten

BRITANI- Modelja britanike Lauryn Goodman ka zbuluar se babai i fëmijës së saj është lojtari i Manchester Cityt Kyle Walker. Deri më tani emri i babait të fëmijës që pret modelja nuk ishte bërë publik, mirëpo së fundmi ajo ka vendosur të tregojë emrin e tij.

Britaniku duket se është frekuentuar me 29-vjeçaren verën e shkuar, kohë kur ai ishte ende i martuar me Annie Kilner raporton “The Sun”.

“Dua ta bëj njëherë e mirë të qartë, sepse po mbytem me mesazhe që më pyesin se kush është babai. Jam stresuar shumë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë sime dhe kanë nisur spekulime, të cilave unë dua t’u jap fund. Kyle Walker dhe unë po presim një fëmijë në prill, i cili është ngjizur gjatë periudhës kur ne ishim të ndarë nga ish-partnerët tanë. Kjo do jetë hera e parë dhe e fundit që unë do të komentoj në lidhje me këtë çështje”,-tha Goodman. Megjithatë verën e shkuar Walker jetonte ende me gruan e tij, Annie Kilner, ndonëse në një marrëdhënie jo shumë të mirë.

Kriza midis tyre filloi pasi modelja Laura Braun zbuloi se ajo kishte qenë në shtrat me mbrojtësin e djathtë të “Tre Luanëve”.

Ndërsa prillin e vitit të kaluar Laura i dërgoi një mesazh gruas së futbollistit për t’i thënë se ajo dhe ai kishin fjetur së bashku disa herë pasi ishin takuar në një klub nate në Mançester në shtatorin e 2018-ës.Në Kupën e Botës 2018, ajo u fotografua duke bërë tifo për Anglinë përkrah Rebekah Vardy, bashkëshortes së  sulmuesit Jamie.Bashkëshortja e tij Annie në një intervistë të dhënë zbuloi se do të dëshironte të provonte për një tjetër fëmijë.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kyle walker. lojtari i manchester cityt kyle walker. lojtari i manchester cityt

Sondazh

Poll