Sport

Shaqirit i’u shpërblye gënjeshtra! Lojtari tregon fillimet e tij si futbollist

10 Shkurt 2020, 13:30 Nga DOSJA
Shaqirit i’u shpërblye gënjeshtra! Lojtari tregon fillimet e tij

ANGLI- Xherdan Shaqiri është rikthyer të flasë edhe një herë, për kujtimet e fëmijërisë së tij. Futbollisti kosovar ka kaluar peripeci të mëdha për t’u bërë një futbollist i niveleve të larta. Sigurisht për të arritur këtu, lojtarit i është dashur të bëjë “hile” kur ai ishte në moshë të vogël.

Shaqiri ishte shtirë se është i sëmurë, duke mos shkuar fare në shkollë vetëm për të marrë pjesë në një turne futbolli 28 vjeçari ka treguar një rast kur, në “kurthin” e tij nuk kishte rënë mësuesja, e cila përmes mediave e kishte zbuluar “sëmundjen e rreme” të Shaqirit.“Nëna ime në atë kohë kishte folur me të shkollës se isha i sëmurë, ndërkohë që unë po shkoja për të marrë pjesë në një turne në Pragë. Isha në formë të shkëlqyeshme dhe luajta mjaft mirë.

Kur u riktheva në shkollë të hënën, pretendoja se isha i ftohur. Mirëpo, mësuesja më thirri dhe ma vendosi gazetën në tavolinë duke thënë: ‘Oh, ti ishe i sëmurë?’. Në faqen kryesore ishte fotografia që më shfaqte mua me trofe, si lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shaqiri tek liverpool xherdan shaqiri shaqiri tek liverpool xherdan shaqiri

Sondazh

Poll