Politike

VIDEOLAJM/ Protesta e Partisë Demokratike! "BLINDOHET" Kryeministria, qindra forca policie rrethojnë godinën

Nga pamjet në terren shihet se perimetri rreth institucionit është i mbushur me dhjetëra efektivë policie, të cilët janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

17 Nëntor 2025, 18:01 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Protesta e Partisë Demokratike!  "BLINDOHET"
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Partia Demokratike zhvillon mbrëmjen e sotme një protestë para godinës së Kryeministrisë. Nga pamjet në terren shihet se perimetri rreth institucionit është i mbushur me dhjetëra efektivë policie, të cilët janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Ky është grumbullimi i parë i PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen në një moment kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, çka sipas demokratëve ka shtuar indinjatën e opozitës ndaj qeverisë./ Dosja.al

 

 

protesta e pd kryeministria

Sondazh

Poll