Politike

Debat në Komisioni për Çështjet e Brendshme/ Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës me 10 ditë: Më ofendoi dhe kërcënoi! Do marrim masa

Por, nuk dihet se çfarë ndodhi, por dëgjohet vetëm ku Çuçi i drejtohet Nokës duke i thënë “kë shef, kë shef…” dhe më pas ka ndërprerë seancën dëgjimore. Pas rifillimit të mbledhjes, Çuçi lexoi rregulloren duke deklaruar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca dhe i kërkoi atij të lërë sallën.

17 Nëntor 2025, 14:48 Nga E. D
Debat në Komisioni për Çështjet e Brendshme/
pamje nga mbledhja

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes drejtuesit për Komisionin për Çështjet e Brendshme, Bledi Çuçi dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Çuçi kërkoi përjashtimin e Nokës me 10 ditë për fyerje të kryetarit të komisionit dhe më pas mbyll mbledhjen. 

Por, nuk dihet se çfarë ndodhi, por dëgjohet vetëm ku Çuçi i drejtohet Nokës duke i thënë “kë shef, kë shef…” dhe më pas ka ndërprerë seancën dëgjimore. Pas rifillimit të mbledhjes, Çuçi lexoi rregulloren duke deklaruar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca dhe i kërkoi atij të lërë sallën.

“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Po vazhdove do ti kërkoj parlamenti të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni sallën, jeni i përjashtuar”, tha Çuçi./Dosja.al

flamur noka partia demokratike bledi Çuçi

Sondazh

Poll