Politike

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës: Përgjegjësi e madhe dhe nder i jashtëzakonshëm

Hamza u shpreh mirënjohës ndaj delegatëve dhe strukturave të PDK-së për besimin dhe drejtimin e ri që, sipas tij, po i jepet forcës politike.

17 Nëntor 2025, 17:54 Nga M.L
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të
Bedri Hamza

KOSOVABedri Hamza është zgjedhur sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë konventës së partisë, delegatët votuan unanimisht pro kandidaturës së tij, duke ngritur kartonët e gjelbër në shenjë mbështetjeje. Hamza u shpreh mirënjohës ndaj delegatëve dhe strukturave të PDK-së për besimin dhe drejtimin e ri që, sipas tij, po i jepet forcës politike.

“Sot më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm dhe një detyrë që e pranoj me nder dhe përkushtim të plotë. Falë punës, sakrificës dhe besimit tuaj, PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët. Si kryetar i ri, premtoj se do ta hapim partinë tonë për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë. Do t’i forcojmë strukturat tona lokale dhe qendrore. Do të përfshijmë më shumë të rinj në vendimmarrje dhe aktivitete. Do ta ndërtojmë frymën e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë që Kosovës i duhet. Ne do të ecim vetëm përpara, me përgjegjësi, me maturi dhe me zotimet që do t’i mbajmë deri në fund. Rruga përpara kërkon guxim e vendosmëri. Dhe ne e kemi”, ka thënë Hamza, pas votimit të tij si kryetar i ri i PDK-së./ Dosja.al

bedri hamza partia demokratike e kosoves

Sondazh

Poll