Politike

Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin, përdorim forcën kur bëhet rezistencë

I pyetur nga deputetët në Komisionin për Çështjet e Brendshme, Proda deklaroi se Policia përdor forcën vetëm në rastet kur bëhet rezistencë. 

17 Nëntor 2025, 14:40 Nga I.A
Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin, përdorim
Ilir Proda

TIRANË- Drejtori i Policisë Ilir Proda ka komentuar sot përdorimin e dhunës në arrestimin e Presidentit Ilir Meta. I pyetur nga deputetët në Komisionin për Çështjet e Brendshme, Proda deklaroi se Policia përdor forcën vetëm në rastet kur bëhet rezistencë. 

Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur” tha Proda./Dosja.al

ilir proda ilir meta

Sondazh

Poll