Politike

“Kush është lista e përfituesve të paqes fiskale?” Opozita kundër Paqes Fiskale: Të përjashtohen bizneset subjekte të SPAK

Ndërsa, Bozdo ka kërkuar të di çfarë përpjekjesh ka bërë administrata tatimore për ta mbledhur këtë borxh.

17 Nëntor 2025, 16:16 Nga E.d
“Kush është lista e përfituesve të paqes
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetët e opozitës gjatë Komisionit të Ekonomisë janë shprehur kundër paketës fiksle. Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo kanë kërkuar të dinë se kush janë në listat e përfituesve të paqes fiskale dhe a përfitojnë ato që marrin tendera. Ndërsa, Bozdo ka kërkuar të di çfarë përpjekjesh ka bërë administrata tatimore për ta mbledhur këtë borxh.

Jorida Tabaku: Kush është lista e përfituesve të paqes fiskale? Duhet të dimë kush janë përfituesit e kësaj amnistie fiskale. A përfitojnë ata që marrin tendera? duhet që asnjë subjekt i SPAK s’duhet të përfitojë nga amnistia? A është e aftë administrata tatimore për të vënë në zbatim negocimin e fitimit? A do dekurajohen qytetarët nga kjo falje?

Eno Bozdo: Çfarë përpjekjesh ka bërë administrata tatimore për ta mbledhur këtë borxh? Po marr rastin e një kompanie, e cila në thelb ka të njëjtin grup pronarësh. Kompania A ka detyrime në tatime, kompania B i detyrohet doganës, kompania C nuk ka asnjë detyrim. Më thoni, a ka sens kjo histori? Pra personi në fjalë ka hapur një aktivitet tjetër dhe merr tenderat dhe prokurime publike ky njeri. E di unë që është të qërosh Orizin, por propozimi është i tillë nga pikëpamja e moralit të biznesit, ndershmërisë së biznesit. Sa i takon marrëveshjes së paqes me bizneset për të negociuar tatimin, nuk më duket as e ndershme korrigjimi i pasqyrave financiare, sepse këtë e përfitojnë vetëm ata që bëjnë marrëveshje me tatimet. Ju shmangni nga përgjegjësia edhe audituesit që kanë certifikuar pasqyrat financiare./Dosja.al

jorida tabaku  eno bozdo opozita

Sondazh

Poll