Politike

Disa minuta "larg" protestës, Berisha ndan mesazhin: Me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë, nisim sezonin e tubimeve deri në dorëheqjen e tij

Berisha deklaron se këto tubime do të vijojnë pa ndërprerje deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

17 Nëntor 2025, 17:21 Nga M.L
Disa minuta "larg" protestës, Berisha ndan mesazhin: Me Edi
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pak para nisjes së protestës së paralajmëruar për orën 18:00, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku shpjegon arsyet që, sipas tij, kanë nxitur demokratët të ngrihen në protesta kundër qeverisë. Berisha deklaron se këto tubime do të vijojnë pa ndërprerje deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.

sali berish protesta e opozites

Sondazh

Poll