Politike

"S’ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër", Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, Ahmetaj: Lajm i rremë, është bërë në 18 gusht të vitit 2023

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Ahmetaj mohon kategorikisht ekzistencën e një transaksioni të tillë, duke deklaruar se “nuk ka asnjë lloj pagese apo transferte” mes tij dhe çdokujt tjetër.

17 Nëntor 2025, 15:23 Nga M.L
"S’ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas raportimeve se SPAK ka zbuluar një transfertë prej 3 milionë eurosh të lidhur me të. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Ahmetaj mohon kategorikisht ekzistencën e një transaksioni të tillë, duke deklaruar se “nuk ka asnjë lloj pagese apo transferte” mes tij dhe çdokujt tjetër.

Ai akuzon qeverinë se po krijon qëllimisht zhurmë mediatike, me synimin – siç shprehet ai – për të larguar vëmendjen publike nga “skandalet e mëdha” që kanë shpërthyer së fundmi.

Potimi i plotë:

Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….

arben ahmetaj

Sondazh

Poll