Politike

"Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin"/ Berisha kërkesë SPAK-ut, ja cila është arsyeja

Më herët edhe Prokuroria e Posaçme e konfirmoi se Kryedemokrati ka marrë ditën e sotme fletëthirrje për të dëshmuar në SPAK lidhur me dosjen e  “21 Janarit”.

17 Nëntor 2025, 13:46 Nga E. D
"Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin"/ Berisha
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur këtë të premte datë 21 nëntor për tu pyetur si person që ka dijeni për “21 janarin”. Më herët edhe Prokuroria e Posaçme e konfirmoi se Kryedemokrati ka marrë ditën e sotme fletëthirrje për të dëshmuar në SPAK lidhur me dosjen e  “21 Janarit”.

Por, me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit. Gjokutaj ka dorëzon kërkesën në emër të Berishës në Prokurorinë e Posaçme.

Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

sali berisha spak

Sondazh

Poll