Politike

Gara për Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, Bardhi: Sonila Bejtja u tërhoq, pasi është ende në detyrë në Kushtetuese

Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë raportimet për në pakt me PS-në, mungesa e të cilit ka sjellë edhe shtyrjen disa herë të votimit për avokatin e popullit.

17 Nëntor 2025, 13:59 Nga I.A
Gara për Komisionerin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit, Bardhi: Sonila Bejtja
Gazment Bardhi

TIRANË- Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja ka aplikuar për tu zgjedhur nga Parlamenti si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por ka tërhequr aplikimin e saj. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tërheqja ka ndodhur për shkak se ajo është ende në detyrë si anëtare e Kushtetueses dhe nuk mund të kandidonte për një tjetër pozicion.

Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë raportimet për në pakt me PS-në, mungesa e të cilit ka sjellë edhe shtyrjen disa herë të votimit për Avokatin e Popullit.

Znj. Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetueses.  Në email që u është vënë në dispozicion deputetëve, personi në fjalë argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë, ka gjykuar se procedura do merrte kohën e vet prandaj ka shprehur interes.

Për pasojë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i Popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një arsye të vetme. Sa kohë të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e Kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e Kuvendit‘, tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi sonila bejtja

Sondazh

Poll