Politike

21 Janari/ Berisha: Grupit parlamentar të PD nuk i ka ardhur asnjë fletëthirrje! Të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi

Berisha theksoi nuk është thirrur asnjëherë sepse sipas tij kanë pasur frikë nga dëshmitë. 

17 Nëntor 2025, 10:57 Nga E. D
21 Janari/ Berisha: Grupit parlamentar të PD nuk i ka ardhur asnjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK theksoi se Grupit parlamentar të PD nuk i ka ardhur asnjë fletëthirrje. Berisha theksoi nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK, për çështjen 21 janari, sepse sipas tij kanë pasur frikë nga dëshmitë. 

"Unë them çfarë ka thënë zoti Gazment Bardhi. Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: në kutinë postare të grupit parlamentar të PD nuk ka ardhur asnjë njoftim dhe unë i besoj 100 herë më shumë atij se Altin Troplinit.
Nuk mund t’i besohet Troplinit. Pse ju i besoni? Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Zoti Peleshi le të provojë që e ka sjellë. Po unë nuk mund ta mohoj po ta kishte sjellë. Tani njëherë më thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi.

Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Muhabet është ai? Të më pyesësh për Peleshin mua. Tani, në radhë të parë të sqarojmë këtë moment. Momenti i dytë është absolutisht unë për çdo thirrje në gjykatë apo prokurori, unë paraqitem, ai është ligji im, ligj i pandryshuar i jetës time. Jam paraqitur dhe do paraqitem.

Madje për temën, plotësisht, ndonëse është një temë, një çështje, një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, armiqtë e egër publikë të Sali Berishës, ju e dini vetë si ka qenë Ina Rama, pra për këtë temë që është gjykuar, sikur të isha thirrur 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë. Kanë pasur frikë për dëshmitë e mia." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll