Politike

Berisha nxjerr bllof Dumanin: Ftesa e parë mban datën kur unë isha pikërisht në SPAK

Duke folur për gazetarët, Kryedemokrati u shpreh se qëllimi i kësaj ftesë të sajuar ishte të devijonte vëmendjen nga aferat e supozuara të qeverisë dhe të krijonte një skenar mediatik për të komprometuar figurën e tij. 

17 Nëntor 2025, 10:55 Nga E. D
Berisha nxjerr bllof Dumanin: Ftesa e parë mban datën kur unë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka manipuluar informacionin lidhur me ftesën për tu pyetur në ngjarjet e 21 janarit. Duke folur për gazetarët, Kryedemokrati u shpreh se qëllimi i kësaj ftesë të sajuar ishte të devijonte vëmendjen nga aferat e supozuara të qeverisë dhe të krijonte një skenar mediatik për të komprometuar figurën e tij. Gjithashtu Lideri i opozitës sqaroi përdorimin e postës elektronike, ku tha se ka dy posta elektronike, njërën të tij dhe tjetra është e parlamentit, të cilën nuk e përdor.

"Tani, mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferën e tmerrshme korruptive të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës time në SKAP për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që unë isha këtu, isha para jush, isha në zyrat e Skapit.

Dhe donte jo njoftimin, por donte që mercenarët, puthadorët, lakejtë e qeverisë në media, të hapnin studiot televizive jo me Lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarasë, 130-140 milionë në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk e ftuam, nuk erdhi, tek erdhi. Këto janë gjëra të turpshme sepse ju duhet të qëndroni fort ndaj këtyre akteve të papërgjegjshme dhe të turpshme.

Njoftim thuhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Në mënyrë absolute nga data 3 gjer sot, asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër, dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë.

Po, të sqaroj për postën elektronike. Unë kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamentit, të cilën nuk e përdor. E kam përdorur vetëm në një rast, në një korrespondencë, e detyrueshme të jetë nga parlamenti dhe jo nga emaili privat. Por unë kam një gjë tjetër. Unë kam një numër telefoni që e njeh e gjithë botë, që marr çdo ditë me qindra mesazhe dhe dokumente dhe aty nuk ka ardhur asnjë gjë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll