Politike

"Dukej një ëndërr, tashmë realitet"/ Çelet grup kapitulli i fundit, Rama në Bruksel: Do punojmë për të dhënë rezultate! Sot Shqipëria, del me krenari nga...

Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Kryeministri theksoi se se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate. Rama u shpreh më tej se sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie.

17 Nëntor 2025, 09:22 Nga E. D
"Dukej një ëndërr, tashmë realitet"/ Çelet
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se një vit më parë, dukej një ëndërr çelja e grup kapitujve me BE, në një kohë kaq të shkurtër, por tani është realitet. Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Kryeministri theksoi se se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate. Rama u shpreh më tej se sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie.

“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin.

Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”, theksoi ai.

edi rama

Sondazh

Poll