Bota

E pazakontë/ Policia dhe ushtarët hyjnë të armatosur në parlamentin e El Salvadorit (VIDEO)

10 Shkurt 2020, 12:49 Nga DOSJA
E pazakontë/ Policia dhe ushtarët hyjnë të armatosur në

EL SALVADOR-  Policia dhe ushtarët kanë hyrë me armë në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar me forcë miratimin e një kredie prej 109 milion dollarë, për përmirësimin e kushteve të punës së tyre.

Ata hynë në ndërtesë teksa Presidenti Nayib Bukele po mbante një fjalim para ligjvënësve. Më parë, ai u kishte dhënë atyre shtatë ditë afat për të mbështetur planin e tij të kredisë.

Politikanët e opozitës e quajtën paraqitjen e njerëzve të armatosur në parlament një akt të paprecedent frikësimi. El Salvador ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë.  Shumica e dhunës kryhen nga bandat kriminale që veprojnë në të gjithë Amerikën Qendrore.

Presidenti Bukele mori detyrën në qershor të 2019, duke u zotuar të zgjidhë trashëgiminë e dhunës së bandave dhe korrupsionit në vendin e varfër të Amerikës Qendrore.

Drejtuesi 38-vjeçar dëshiron të përdorë kredinë për të përmirësuar pajisjet e policisë dhe forcave të armatosura në luftën kundër krimit. Në veçanti, fondet do të përdoren për të blerë automjete policie, uniforma, pajisje mbikëqyrje dhe një helikopter. Por gjatë fundjavës, shumica e deputetëve zgjodhën të mos diskutojnë për projektligjin e propozuar.

 

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el salvador policia dhe ushtarë presidenti nayib bukel el salvador policia dhe ushtarë presidenti nayib bukel

Sondazh

Poll