Bota

Nisin reshjet e shiut në Australi, shuhen dy vatra masive zjarri, qytetarët festojnë në mes të shiut (FOTO)

10 Shkurt 2020, 10:52 Nga DOSJA
Nisin reshjet e shiut në Australi, shuhen dy vatra masive zjarri,

AUSTRALI– Më në fund në qytetin australian Sydney kanë nisur reshjet  e shiut, ku prej mujsh ka qenë i përfshirë nga zjarret masive .

Por përpos faktit të mirë që shiu po ndihmon në shuarjen e zjarreve, nga ana tjetër stuhitë  e forta të erës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëzime pemësh dhe dëmtime të shtëpive. Por lajmi i mirë është se dy vatra masive zjarri në Uellsin e Ri Jugor janë shuar falë shirave masive.

Agjencia e motit në Australi tha se rreth 391.6 mm shi ka rënë në katër ditët e fundit në Sydney, tre herë më shumë se reshjet mesatare që kanë rënë gjatë muajit shkurt në vitet e kaluara. Rreth 100,000 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve, po ashtu zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet janë në një shkallë të dendur, deri në atë masë sa mund të marrë edhe jetë njerëzish. Nga ana tjetër reshjey kanë ndikuar pozitivisht në shuarjen e 17 vatra zjarresh, që e kanë përfshirë kontinentin australian që nga fillimi i tetorit të 2019.

Sipas institutit të Meteorologjisë në vend është paralajmëruar se zonat e prekura nga zjarret tani janë edhe më të rrezikuara nga vërshimet dhe uji i tyre mund të sjellë mbetje të shumta. Njerëzit kanë festuar pas reshjeve të shiut, duke e ndarë edhe me miqtë e tyre në rrjetet sociale këtë gëzim.

Burimi: Foxnews 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi uellsi i ri jugor australi uellsi i ri jugor

Sondazh

Poll