Bota

Stuhia ‘Ciara’ godet rëndë Anglinë, shtëpi të shkatërruara dhe makina të përmbysura (FOTO+VIDEO)

10 Shkurt 2020, 10:27 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE– Erërat e forta të stuhisë Ciara në Britani ka shkaktuar një izolim të rëndë në pjesën më të madhe të Britanisë, përfshirë dëmtimin e qindra pronave dhe anulimin udhëtimeve me trena, aviona dhe tragete.

Stuhia ‘Ciara’ në Angli ishte me reshje të forta shiu dhe erëra shkakërruese prej më shumë se 90mph, duke dëmtuar fuqishëm disa banesa. Kjo stuhi ka gjasa të zgjasë deri ditën e nesërme.

Ekziston mundësia e erërave masive në Irlandën Veriore dhe Skoci, si dhe do të ketë reshje bore deri në 20 cm. Është bërë një paralajmërim për reshje dëbore në veri-perëndim të Anglisë për të hënën dhe të martën ndërsa temperaturat bien ndjeshëm.

Meteorologu i Met Office Alex Burkill tha: Temperaturat do të jenë të paqëndrueshume. Vendi jonë ka ajër më të ftohtë që vjen përmes Britanisë së Madhe dhe do të ndiejmë një rënie të konsiderueshme të temperaturave.

Nga fotot dhe videot e bëra publike së fundmi nga mediat e huaja shihen dëmet e mëdha që kanë pësuar ndërtesat, rrugët linjat hekurudhore dhe makinat teksa kanë qenë  duke ecur në autostradë.

Stuhia së pari goditi Skocinë, ndërsa forca e kësaj stuhie sipas mediave të huaja është regjistruar në 129km/h.

Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen. Ndërsa kompania “British Airëays” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anulluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë. Agjencia meteorologjike ka sinjalizuar 22 momente emergjence, dhe 149 njoftime rreziku për përmbytje.

Sipas parashikimeve kryeqyteti britanik do të goditet fuqishëm nga kjo stuhi sot edhe nesër, ndërsa  shërbimi zjarrfikës dhe Shpëtimit Cumbria ka bërë thirrje që njerëzit të mos lëviznin mes vendit të përmbytur .

Institucionet në veri të Anglisë që kanë përjetuar disa herë përmbytje vitet e fundit u goditën përsëri të dielën, përfshirë Appleby në Cumbria, Bury në Manchester të Madh dhe një pjesë të West Yorkshire. Forcat emergjente kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar banorët  mes gjendjes kaotike që krijoi Cirara.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhia ciara ne britani stuhia ciara ne britani

Sondazh

Poll