Bota

Zvicra voton për ligjin e ri që dënon diskriminimin ndaj komunitetit LGBT

10 Shkurt 2020, 11:14 Nga DOSJA
Zvicra voton për ligjin e ri që dënon diskriminimin ndaj

ZVICËR– Qytetarët në Zvicër ditën e djeshme kanë votuar mbi një propozim të qeverisë për ta bërë diskriminimin e orientimit dhe identitetit seksual, të dënueshëm me ligj.

Në Zvicër diskriminimi për shkak të racës ose fesë është i paligjshëm dhe tani anëtarët e komunitetit LGBT shpresojnë se edhe ata do të marrin mbrojtje ligjore.

Ndërkohë ka edhe nga ata që janë kundër, të cilët argumentojnë se ligji i ri do të kufizojë lirinë e fjalës.

 “Shumë qytetarë në Zvicër, e mbivlersojnë shtetin si shumë modern”, tha Anna Rosenëasser nga një organizatë që përfaqëson komunitetin e lesbikeve.

Ndër të tjera ajo theksoi se në mesin e hartës së 49 shteteve për respektim të të drejtave të komunitetit LGBT, Zvicra është në vendin e 23-të. Rezultati – 63.1% në favor të 36.9% kundër, është një nxitje e madhe për komunitetin LGBT të Zvicrës.

Në përfundim të votimit, fushatat kishin thënë që mendonin se rezultati do të ishte i ulët, dhe se një votim prej 60% nuk ishte i mundshëm. Rezultati i së dielës tregon se opinioni publik është shumë më i pranueshëm në forcimin e legjislacionit kundër diskriminimit nga sa kishin parashikuar analistët.

Burimi:  NyTimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lgbt ligjin e ri që dënon diskriminimin zvicer lgbt ligjin e ri që dënon diskriminimin zvicer

Sondazh

Poll