Bota

‘Panik’ në Oscars 2020, shiu i rrëmbyeshëm përkul tendën, ndërhyn ekuipazhi (VIDEO)

10 Shkurt 2020, 10:59 Nga DOSJA
‘Panik’ në Oscars 2020, shiu i rrëmbyeshëm

LOS ANGELOS- Ishte një qilim i kuq i lagësht dhe i ftohtë në teatrin Dolby mbrëmjen e kaluar, në momentin që elita e Hollivudit mbërriti për 92-vjetorin e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë Los Angelos-in, duke bërë që tenda mbi teatrin Dolby të përkulet. Por, yjet e Hollivudit parakaluan denjësisht në tapetin e kuq, pavarësisht motit të ashpër.

Pas orës 1 të natës, një panik i butë ka përfshirë pjesmarrësit në eventin e rëndësishëm pasi filloi një stuhi shiu, që lagu dhe tapetin e kuq. Një tendë evendosur për mbrojtje ka pritur një pjesë të madhe të shirave, ndërsa duket e përkulur tejmase nga shiu masiv. Ekuipazhet janë përpjekur të ndalojnë rrjedhjet dhe fshijnë ujërat e shiut nga çatia.

“Ne kemi një rrjedhje në tapetin e kuq ngjitur me skenën”,- tha një anëtar i ekuipazhit. “Unë përsëris: Ka një rrjedhje në tendë”.

But actually, the #Oscars red carpet is getting soaked https://t.co/txJyEK2jre pic.twitter.com/ARierZPLro

— LAT Entertainment (@latimesent) February 9, 2020


Së shpejti, burrat që mbanin shufra gjigantë kanë tundur ujin nga mbulesa e hollë plastike duke bërë përpjekjet për të shmangur incidentet ende pa mbërritur yjet e hollivudit.

 

Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Burimi: Los Angelos Times

R.L/Dosja.al

                       

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota oscars 2020 shi i rrëmbyeshëm në oscars teatri dolby oscars 2020 shi i rrëmbyeshëm në oscars teatri dolby

Sondazh

Poll