Bota

8 të infektuar nga Koronavirusi, Mbretëria e Madhe shpall “kërcënim serioz për shëndetin publik”

10 Shkurt 2020, 12:03 Nga DOSJA
8 të infektuar nga Koronavirusi, Mbretëria e Madhe shpall

BRITANI E MADHE– Për shkak të këtyre lajmeve ku numri i personave të infektuar sa vjen e rritet, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur shpërthimin e koronavirusit si “kërcënim serioz dhe të menjëhershëm” për shëndetin publik, i jep qeverisë kompetenca të reja ligjore për të karantifikuar me forcë njerëzit dhe për t’i dërguar ata në izolim nëse ato paraqesin një kërcënim.

Agjensia e lajmeve ‘PA’ raporton se vendimi ishte në përgjigje të një prej britanikëve që u kthye nga Wuhan në Kinë, epiqendrën ku shpërtheu virusi, në përpjekje për ta mbyllur në karatinë pasi është faktor në  përhapjen e Koronavirusit.

Agjensia e lajmeve citoi një burim qeveritar se: Ishte dikush që kërcënonte të zhvendosej nga Parku Arrowe.

Të gjithë britanikët që u kthyen nga territori kinez nënshkruan një kontratë duke rënë dakord për një periudhë karantine 14-ditore, e cila përfundon këtë të enjte. Sidoqoftë kishte shqetësime se ato kontrata nuk ishin të zbatueshme me ligj, duke çuar në rregullore të reja.

Ky virus ka vrarë 910 njerëz dhe ka infektuar mbi 40.000 në mbarë globin. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 8 te infektuar ne britani 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine wuhan 8 te infektuar ne britani 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine wuhan

Sondazh

Poll