Bota

Koronavirusi po vret çdo ditë njerëz, lista e plotë e vendeve që kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Whani

10 Shkurt 2020, 12:33 Nga DOSJA
Koronavirusi po vret çdo ditë njerëz, lista e plotë e

KINË– Reuters ka bërë një listë të vendeve që kanë evakuuar disa prej qytetarëve të tyre deri më tani:

Kazakistani do të dërgojë dy aeroplanë në Kinë në 10 dhe 11 shkurt për të evakuuar qytetarët e saj. Kazakistani tashmë ka evakuuar 83 persona nga Wuhan. Nga 719 shtetasit nga Kazakistani që kanë mbetur në Kinë, 391 kanë kërkuar të riatdhesohen.

Singapor: Një fluturim i dytë evakuimi po sjell përsëri 174 Singaporeas dhe anëtarët e familjes së tyre nga Wuhan në 9 shkurt, tha Ministria e Jashtme e Singaporit.

Filipine: Tridhjetë filipinas u kthyen në Filipine në 9 shkurt nga Wuhani, tha departamenti i punëve të jashtme. Pasagjerët që kthehen dhe një ekip qeveritar prej 10 anëtarësh do të karantinohen për 14 ditë.

Mbretëria e Bashkuar: Fluturimi përfundimtar i evakuimit të Britanisë nga Wuhan, që mbante më shumë se 200 njerëz, zbarkoi në një bazë Royal Air Force në qendër të Anglisë më 9 shkurt. Një aeroplan që transportonte 83 shtetas britanikë dhe 27 të Bashkimit Evropian nga Wuhan zbarkoi në Britani javën e kaluar.

Brazil: Të 34 brazilianët e evakuar nga Wuhan zbarkuan në Brazil në 9 shkurt, ku do të qëndrojnë 18 ditë karantinë.

SHBA: Dy aeroplanët me rreth 300 pasagjerë, kryesisht qytetarë amerikanë, u larguan nga Wuhani në 6 shkurt drejt SHBA-së. Ishte grupi i tretë i evakuuar nga epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, tha departamenti i shtetit i SHBA.

Tajvan: Rreth 500 qytetar nga Tajvani të bllokuar në Wuhan janë grupi i parë që evakuohet.

Uzbekistan: 251 njerëz janë larguar nga Kina dhe do të qëndrojnë në karantinë për sa të jetë e nevojshme, ka deklaruar kompania ajrore shtetërore e vendit të Azisë Qendrore më 6 shkurt.

Italia: Janë evakuuar përsëri 56 shtetas nga Wuhan në Romë në 3 shkurt. Grupi do të kalojë dy javë në karantinë në një spital ushtarak, tha qeveria.

Arabia Saudite: 10 studentë nga Ëuhan janë evakuuar, njoftoi televizioni shtetëror saudit në 2 shkurt.

Disa aeroplanë nga Zelanda e Re dhe Australia janë evakuar nga Ëuhani, dhe kanë mbërritur në Auckland më 5 shkurt, thanë zyrtarët.

Tajlandë: Një aeroplan solli 138 shtetas tajlandezë në atdhe nga Wuhan javën e kaluar. Ata do të kalojnë dy javë në karantinë.

Francë: Disa shtetas janë evakuuar nga Wuhani dhe do të vendosen në karantinë. Ai tha që së pari do të evakuonte shtetasit pa simptoma dhe më pas ata që tregojnë simptoma në një datë të mëvonshme, të pa përcaktuar.

Kanada: Grupi i parë prej 176 qytetarëve u evakuua nga Wuhan në një bazë të forcave ajrore në Ontario më 5 shkurt sipas gazetës Globe and Mail. Të gjithë të evakuuarit do të karantinohen për dy javë.

Japoni: Vendi ka riatdhesuar 565 shtetas që nga fundi i janarit.

Koreja e Jugut: Rreth 368 njerëz u kthyen në atdhe duke u larguar nga Kina më 31 Janar. Përmes një fluturimi të dytë për në Seul nga Wuhani evakuoi në të njëjtën ditë rreth 350 qytetarë të tjerë të Koresë së Jugut.

Indonezi: Qeveria e Indonezissë riatdhesoi 243 indonezianë nga Hubei më 2 shkurt dhe i vendosi ata në karantinë në një bazë ushtarake në një ishull në veri-perëndim të Borneo.

Reuters gjithashtu ka një listë të vendeve që përgatiten të evakuojnë qytetarët e tyre:

Hollanda: Vendi po përgatit evakuimin vullnetar të 20 shtetasve holandezë dhe familjeve të tyre nga Hubei, tha Stef Blok, ministri i jashtëm holandez. Hollanda po përfundon marrëveshjet me partnerët e BE dhe autoritetet kineze.

Spanja: Qeveria po punon me Kinën dhe Bashkimin Evropian për të riatdhesuar shtetasit e saj.

Ky virus ka vrarë 910 njerëz dhe ka infektuar mbi 40.000 në mbarë globin. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll