Aktualitet

Përplasi 2-vjeçaren me makinë, arrestohet i riu në Durrës

Mësohet se  i riu ditën e djeshme përplasi për vdekje një vajzë të mitur vetëm 2-vjeçare.

16 Nëntor 2025, 15:57 Nga I.A
Përplasi 2-vjeçaren me makinë, arrestohet i riu në
Policia

DURRËS- I riu 24-vjeçar që përplasi një 2-vjeçare në Durrës është vënë në pranga. Mësohet se  i riu ditën e djeshme përplasi për vdekje një vajzë të mitur vetëm 2-vjeçare. Ndërkohë që mbi të riun rëndon akuza e shkeljës së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./Dosja.al

aksident ne durres

Sondazh

Poll