Aktualitet

Po transportonte pije kontrabandë me vlerë 5 mijë euro nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Nis hetimi për dy doganierët

Ai u ndalua në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ndërsa nga kontrolli fizik polica gjeti 8448 kanace, pije freskuese.

16 Nëntor 2025, 12:00 Nga E.d
Po transportonte pije kontrabandë me vlerë 5 mijë euro nga Mali i
Foto ilustruse

SHKODËR- Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi po transportonte 352 kuti pije freskuese me vlerë 5 mijë euro. Ai u ndalua në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ndërsa nga kontrolli fizik polica gjeti 8448 kanace, pije freskuese.

Policia ka nisur hetimin ndaj dy doganierët e Muriqanit. Mbi ta rëndon vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa mbi 46-vjeçarin , banues në Shkodër rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

"Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.Në vijim të veprimeve për këtë rast:

U arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njoftoi sot policia./Dosja.al

shkodër–muriqan 46-vjeçari  8448 kanace

Sondazh

Poll