Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale, arrestohet finlandezi në Tiranë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

16 Nëntor 2025, 10:27 Nga E.d
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një
Foto ilustruse

TIRANË- Polica ka arrestuar sot një finlandez në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

30-vjeçari me shtetësi finlandeze, akuzohet për një sërë veprash penale të rënda. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, pasi akuzohet për hyrje në banesë private, vjedhje me dhunë, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe qeqje e paligjshme e lirisë.

Njoftimi i policisë

Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiranë. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës. Falë informacioneve të përfituara nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe përmes shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Finlandës Perëndimore, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Hyrje në banesë private, Vjedhje me dhunë, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe Heqje e paligjshme e lirisë./Dosja.al

tirana “arrest me burg” inlandez

Sondazh

Poll