Aktualitet

Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçës, familjarët akuzojnë spitalin për mungesë kujdesi: I thanë që kishte anemi...

Ajo u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë, pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje.

16 Nëntor 2025, 14:28 Nga E.d
Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçës,
 Erdiol Nano 

KORÇË- Një 48-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në qytetin e Korçës. Viktima është Gentiana Nano, 48 vjeç, banuese në Korçë. Ajo u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më parë, pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Pas marrjes së ndihmës shëndetësore nga stafi i mjekëve, ajo është dërguar në shtëpi.

Djali i saj, Erdiol Nano akuzon mjekët e spitalit të Korçës se janë treguar neglizhentë në tratimin mjeksor të së ëmës së ndjerë. Ai tha se ndonëse e ëma thonte që nuk ndihej mirë, mjekët e larguan nga spitali. 48-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e saj, nga i biri. 

"Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do të shkojmë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihet mirë por doktorët s'na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë? Ditën tjetër përsëri tha që s'jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra.

Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrenë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se s’po na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë. Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër." tha ai./Dosja.al

korçë 48 vjeç gentiana nano

Sondazh

Poll