Aktualitet

Pronari nuk pranoi tu jepte 500 000 euro/ ‘Gjobëvënësit’ i vendosën tritol në restorant! Tre të arrestuar një kërkim! Mes autorëve dhe Jeton Lami, ish-oficeri i operacionales që shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdukej

Në pranga kanë rënë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika. 

16 Nëntor 2025, 10:46 Nga E.d
Pronari nuk pranoi tu jepte 500 000 euro/
Foto ilustruse

KAMËZ- Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me tritol të vendosur një ditë më parë në zonën e Kamzës në një lokal. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë vënë tre persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të cilët vendosën tritolin në biznes.

Në  pranga kanë rënë, Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Jeton Lami është ish-oficer i forcave Operacionale, i liruar nga burgu në shtator të vitit 2023, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’ teksa dyshohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Gjithashtu nga hetimet dyshohet se të arrestuarit kanë hedhur lëndë eksplozive në pjesën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale. Kjo për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të biznesit. Policia po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i Policisë

“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit: J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë./Dosja.al

 

policia kamëz kërkim

Sondazh

Poll