Aktualitet

Po kalonte një pakon me kanabis përmes portit, arrestohet marinari italian në Durrës

25-vjeçari u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.

16 Nëntor 2025, 12:52 Nga E.d
Po kalonte një pakon me kanabis përmes portit, arrestohet marinari
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar një 25-vjeçar italian në Durrës. Ai ishte i punëuar si marinar në linjën Durrës–Ankona. 25-vjeçari u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.

Lënda narkotike u sekuestrua nga polica, si provë materiale. Mbi të rëndon akuza për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”. 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi italian S. M., 25 vjeç, i punësuar si marinar në linjën Durrës – Ankona.

Ai u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis. Kontrolli ndaj tij u krye pas informacionit të siguruar nga rrugë operative. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale dhe materiali procedurial do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”./Dosja.al

durrës–ankona marinar kanabis

Sondazh

Poll