Bota

“Tërmet” në CDU/ Jep dorëheqjen pasuesja e Angela Merkel, heq dorë nga kandidatura për kancelare

10 Shkurt 2020, 09:48 Nga DOSJA
“Tërmet” në CDU/ Jep dorëheqjen pasuesja e Angela

Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj.

Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa, se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”.

Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel annegret kramp-karrenbauer cdu gjermani angela merkel annegret kramp-karrenbauer cdu gjermani

Sondazh

Poll